TIRANË, 12 maj/ATSH/ Për situatën e epidemisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se po planifikohet që spitali “Shefqet Ndroqi” nga data 18 maj të mbyllet si spital COVID.
Sipas saj, pavarësisht se ka ulje të numrave, strukturat e shëndetësisë janë në alert.
“Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optimizimit të strukturës së ish-kirurgjive në QSUT në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht forcat janë përqendruar në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID 2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID 3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqendruar në QSUT trajtimin e pacientëve. Pavarësisht se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri”, tha Manastirliu.
z.tosku/j.p/r.e/




















