Ballina Bota

GJERMANI – COVID-19 ul numrin e aksidenteve automobilistike

BERLIN, 12 maj /ATSH-DPA/ – Numri i aksidenteve automobilisitike në rrugët e Gjermanisë ka rënë ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, tregojnë informacionet e policisë.

Të dhënat nga grupi i sigurimeve, R + V tregojnë se numri i kërkesave që i janë bërë kompanisë në prill ra me 20%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kompania e sigurimeve, “Allianz” raportoi një rënie të dukshme të aksidenteve nga mesi i marsit deri në fund të prillit. Po ashtu edhe kompanitë “DEVK-Versicherung” dhe “Huk-Coburg”.

“Helikopterët e shpëtimit të “Automobile Club” (ADAC) u kërkuan 1 300 herë në aksidente. nga janari deri në fillim të majit”, tha një zëdhënës. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlixhat e Treganit në Elbasan, një tjetër destinacion për të pushuar në Shqipëri
Artikulli tjetërRUSI – Pesë të vdekur pas një zjarri në një spital të Shën Petërburgut