F1 – Vettel largohet nga Ferrari

BERLIN, 12 maj /ATSH-DPA/ – Sebastian Vettel njoftoi se pas gjashtë vitesh, do të largohet nga Ferrari, pasi skuadra konfirmoi se kampioni botëror për katër herë i Formula 1, nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij sezoni.

Vettel u transferua te Ferrari në vitin 2015, pasi fitoi tituj të njëpasnjëshëm botëror me Red Bull 2010-2013, por nuk mundi të rivalizojë kampionin, Michael Schumacher.

Vettel, 32 vjeç e la të hapur të ardhmen e tij në këtë sport, ndërsa Ferrari nuk dha detaje se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, përkrah të riut mbresëlënës, Charles Leclerc. Disa nga sugjerimet janë për Carlos Sainz të McLaren dhe Daniel Ricciardo të Renault.

Vettel mori vendin e pestë në kampionatin botëror të sezonit të kaluar, duke humbur tituj konkurues, pasi  në dy vitet e fundit humbi betejat e ndaj Lewis Hamilton. / /sara

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.