Ballina Bota

COVID-19 – Algjeria zgjat periudhën e kufizimit

ALGJER, 12 maj /ATSH-AFP/- Qeveria algjeriane vendosi zgjatjen e masave të kufizimit të lidhura me koronavirusin e ri deri më 29 maj, pas përfundimit të Ramazanit dhe i bëri thirrje popullatës për përgjegjësi individuale dhe kolektive kundrejt rasteve të mosdisiplinës.

“Qeveria ka vendosur të zgjasë kufizimin shëndetësor me 15 ditë shtesë duke filluar nga 15 maji”, tha kryeministri Abdelaziz Djerad.

Djerad u bëri thirrje algjerianëve që të vazhdojnë të mbajnë maskën mbrojtëse deri në fund të krizës shëndetësore.

“Kjo është çështje përgjegjësie individuale dhe kolektive”, këmbënguli ai.

Autoritetet do të mbyllin shumë biznese, të rihapura në fillim të muajit të agjërimit të Ramazanit, në pothuajse gjysmën e 48 prefekturave të vendit, përfshirë këtu edhe popullsinë, për shkak të mosrespektimit të rregullave të higjenës dhe distancimit social./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa e opozitës për qeveri teknike/ Shteti nuk bëhet duke grisur kontratën me qytetarët
Artikulli tjetërTeatri i ri Kombëtar do të ndërtohet