Ballina Flash

MOTO GP – Shtatë gara do të zhvillohen në Spanjë

MADRID, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Katër qarqe spanjolle janë baza e projektit të ”Dorna”-s, kompani që menaxhon kampionatin Moto Gp, për të shpëtuar Kampionatin Botëror 2020.

Sipas gazetës spanjolle ”Marca”, kompania ”Dorna” tashmë ka përgatitur një kalendar ku shtatë nga 12 garat të mbahen në Spanjë .

Marrëveshja midis Këshillit Bashkiak, qeverisë andaluziane dhe ”Dorna” për të filluar në Jerez me Grand Prix Spanjoll në 19 korrik tani është zyrtare.

Sigurisht, gjithçka do t’i nënshtrohet miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, por nëse nuk ka një përhapje të rrezikshme të infeksionit Coronavirus, ”Dorna” do të marrë masa ekstreme të sigurisë, me një karantinë parandaluese 14-ditore për të gjithë pjesëmarrësit në MotoGP.

Do të ketë rreth 1 300 pjesëmarrës, të cilët do të testohen para mbërritjes dhe më pas./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Mbi 1,5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën
Artikulli tjetërFUTBOLL – Chelsea shet katër lojtarë