Ballina Aktualitet

Lehtësimi i masave/ Rifillojnë shërbimet konsullore në përfaqësitë shqiptare në Bruksel, Mynih dhe Selanik

TIRANË, 11 maj /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi se nga dita e sotme, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

“Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse. E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë”, tha Cakaj. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqiza, “zonë e gjelbër”/ Kryebashkiaku Alla apel qytetarëve: Mos abuzoni me lehtësimin e masave
Artikulli tjetërHapja e kurseve për patentë në dy faza/ Nga 18 maji nis edhe praktika në rrugë