Ballina Flash

ITALI – ”Ferrari” rinis prodhimin e supermakinave

MARANELO, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Fabrika e makinës super të shpejtë ”Ferrari” në Maranello dhe Modena i janë kthyer punës me kapacitet të plotë, siç kërkohet nga plani ”Back on Track”, i publikuar javët e fundit.

Makina e parë që doli nga linjat e serive speciale, pas shtatë javësh në të cilat prodhimi u pezullua disa orë pas mbylljes ishte një ”Ferrari Monza SP2” gri në të zezë.

Në ditët në vijim modelet ”812 GTS”, ”Grey GTS” dhe një ”F8 Tributo” do të jenë ndër makinat e para që do të prodhohen.

Të tre modelet janë të gatshme t’u dorëzohen pronarëve të tyre përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Australi dhe Gjermani./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKESI – Studiuesit: Maskat asnjëherë në xhep apo mbi mobilie
Artikulli tjetërFUTBOLL- Dy lojtarë të Dynamo Dresden me koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë