Ballina Flash

Profesor Dritani, i përkushtuar e plot solidaritet pranë nxënësve në këtë kohë pandemie

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Dritan Baduni është mësues i lëndës së Matematikës në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati përcolli sot shembullin e përkushtimit të tij në këtë gjimnaz duke i shprehur atij mirënjohje.

“Prej 23 vitesh Baduni është mësues model. Ai ka arritur rezultate të larta me nxënës pjesëmarrës olimpiadash. Me natyrën e tij të qetë, dashamirës, kontribues dhe shumë i përkushtuar për çdo detyrë që i ngarkohet në shkollë”, tha Bushati.

Sot, profesor Dritani gjendet në vijën e parë të frontit të luftës me mësimdhënien online. “I përkushtuar, plot solidaritet është pranë dijes dhe nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri””, u shpreh  Bushati.

“Motoja ime është: nëse i jep dikujt një peshk, ai ushqehet vetëm një herë. Nëse e mëson si të peshkojë, ai ushqehet gjithë jetën e tij”, tha Baduni./a.gjonaj//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 6 raste të reja, 7 të shëruar
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Solidariteti është prioritet i BE-së