Ballina Bota

SPANJË – Prodhimi industrial bie 12% si pasojë e COVID-19

MADRID, 8 maj /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial spanjoll u ul me 11,9% në mars, krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Zyra Spanjolle e Statistikave, INE.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, prodhimi ra me 12,2%.

Ekonomia e Spanjës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka shkaktuar më shumë se 26 000 viktima dhe ka detyruar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive nën një izolim të ashpër mbarëkombëtar.

Deri tani, segmenti më i goditur janë mallrat kapitale, duke pësuar një rënie me 26,3% krahasuar me një vit më parë. Mallrat kapitale janë produkte të përdorura nga bizneset për nevojat e tyre të prodhimit.

Prodhimi i mallrave të konsumit ra me 4,9%. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Barcelona hap plazhet
Artikulli tjetërKurtit: Të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshihen në Pakon Emergjente