Ballina Aktualitet

SHBA mbështet fuqimisht Shqipërinë për t’u bashkuar me BE-në

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se, Amerika do të vijojë që të mbështesë fuqimisht reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ambasadorja Kim ka shpërndarë mesazhin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila ka theksuar se, “nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medieve”.

Në reagimin e saj Kim ka nënvizuar se kjo është “shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në”.

/gj.mima//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Talasemisë/ Meta: Të nxisim vullnetarizmin për shtimin e dhuruesve të përhershëm të gjakut
Artikulli tjetërIKSHPK: Respektoni masat, rreziku i përhapjes së pandemisë ende ekziston