Ballina Flash

Shpërndahen 226 pako ushqimore në qarkun e Elbasanit

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 226 familjeve në vështirësi ekonomike.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “më 4 maj shpërndamë 226 pako ushqimore pranë familjeve në nevojë si dhe pranë 1 familjeje medikamente të rimbursueshme”.

Ai theksoi se “ofruam asistencë pranë 2 familjeve për medikamente dhe shpërndamë ndihma me produkte joushqimore pranë 22 familjeve”. z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ Gjobitet baxhoja në Durrës për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kryqi i Kuq rekruton ndikuesit për të luftuar “infodeminë”