Ballina Bota

SHBA – Rajoni i Uashingtonit vatra e re e COVID-19

UASHINGTON, 5 maj /ATSH-AFP/- Me gjithë masat e kontrollit në fuqi prej më shumë se një muaj, zona e Uashingtonit është një vatër e re e koronavirusit në SHBA, megjithatë rritja e rasteve pozitive nuk është domosdoshmërisht një shenjë e keqe, sipas ekspertëve.

Pavarësisht mbylljes së shkollave dhe bizneseve dhe vendosjes së kontrollit në fund të marsit, rastet e infektimit, shtrimet në spitale dhe vdekje vazhduan të rriteshin në rajonin e Uashingtonit.

“Ne jemi në një zonë me një dendësi të lartë të popullsisë dhe me shumë punëtorë thelbësorë, që duhet të shkojnë në punë dhe të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit”, tha Travis Gayle, shefi i shërbimeve shëndetësore për kontenë e Montgomerit, Merilend.

Sëmundjet si hipertensioni ose diabeti, faktorët rëndues të koronavirusit dhe mungesa e mbulimit social në këto komunitete të varfra, gjithashtu, rrisin rrezikun e ndërlikimeve.

Uashingtoni, i cili ka më shumë se 5 300 raste pozitive dhe 264 vdekje për 700 000 banorë, ka identifikuar një rritje të rasteve pozitive, kryesisht të transmetimeve në shtëpi me shumë breza brenda.

Një shqetësim tjetër janë shtëpitë e pensionit, ku qyteti njofton për 70 vdekje midis banorëve dhe dy në mesin e personelit, në javët e fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtokolli i sigurisë në biznese/ 55 monitorime, këshillohen disa subjekte
Artikulli tjetërNdërhyrje e rrallë në zemër tek një i porsalindur/ Ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT punë pa ndërprerje për të shpëtuar jetë