Ballina Bota

GJERMANI – Müller: Situata në kampet e refugjatëve në Greqi është “turpëruese”

BERLIN, 5 maj /ATSH-AA/- Ministri gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, Gerd Müller e ka cilësuar si “turpëruese” situatën në kampet e refugjatëve në Greqi.

Në një deklaratë për gazetën “Rheinische Post”, Müller kritikoi situatën në kampet ku refugjatët në Greqi nuk kanë kushte të duhura. Duke bërë të ditur se ka vizituar kampin Moria në Lesbos, ministri Müller tha se “pashë se si 20 000 njerëz jetonin në një kamp të mbipopulluar i cili është i planifikuar për 3 000 persona”.

“Është një turp që të pranohen situata të tilla në mesin e Europës”, tha Müller, i cili bëri të ditur se refugjatët në kampe duhet të ndihmohen dhe se ka nevojë për kampe në kushte që i përshtaten dinjitetit njerëzor në standardet e OKB-së.

”Gjermania ka sjellë në vend 47 fëmijë refugjatë të pashoqëruar nga kampet e Greqisë. Müller tha se “evakuimi i fëmijëve nga atje nuk e zgjidh problemin”./os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Ligjeve, seancë dëgjimore me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Artikulli tjetërBM – Nuk ka asnjë provë që COVID-19 doli nga një laborator kinez