BM – Nuk ka asnjë provë që COVID-19 doli nga një laborator kinez

LONDER, 5 maj /ATSH-ANSA/-Burime të inteligjencës britanike kanë raportuar për ”Guardian” se nuk ka asnjë provë që Covid-19 doli nga një laborator kinez, duke kundërshtuar kështu pretendimet e bëra nga Donald Trump dhe Sekretaria amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Të njëjtat burime sqarojnë se dosja prej 15 faqesh, për të cilën shkruante gazeta australiane “Daily Telegraph” që akuzonte Pekinin se fsheh të dhënat mbi epideminë, nuk është përpunuar nga rrjeti ‘Five Eyes’, aleanca e 5 shteteve: SHBA, GB, Australi, Zelandë e Re dhe Kanada.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar më parë se Kina do të përballej me pasoja të rënda nëse ka përgjegjësi të qëllimshme në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19). /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.