Ballina Bota

BRUKSEL – KE refuzon planin për kuponët e udhëtimit

BRUKSEL, 5 maj /ATSH-DPA/- Plani i Gjermanisë për të lejuar ofruesit e udhëtimeve që të lëshojnë kuponë në vend të rimbursimeve për udhëtime të anuluara u refuzua përsëri sot nga Komisioni Europian.

“Jam i vetëdijshëm për nevojën e sektorit të turizmit për mbështetje, por ne, gjithashtu, duhet të mbrojmë konsumatorët, veçanërisht ngaqë kriza prek edhe shumë konsumatorë”, tha eurokomisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders, drejtuar zyrtarëve gjermanë.

“Gjithashtu, besoj se është e rëndësishme që industria e udhëtimit dhe turizmit ta ndërtojë rimëkëmbjen e saj në bazë të besimit”, shtoi ai.

Sipas ligjit të BE-së, ofruesit e udhëtimit duhet të rimbursojnë menjëherë biletat për paketat e pushimeve dhe fluturimet.

Qeveria e Gjermanisë ka propozuar si zgjidhje një kupon të detyrueshëm, për të siguruar likuiditetin e kompanive të udhëtimit.

Industria e udhëtimeve në Gjermani pret të shohë humbje prej 10,8 miliardë eurosh deri në mes të qershorit, nga kufizimet e udhëtimeve për shkak të koronavirusit të ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti i financuar nga BE/ Këshillim online fermerëve për menaxhimin e fermave
Artikulli tjetërFOTO/ Nga lodrat, te fushat shumësportëshe, dezinfektohen hapësirat argëtuese te Parku i Liqenit