Ballina Aktualitet

SHBA-Shqipëri, vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara.

Kështu u shpreh sot ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa ndau disa foto nga stërvitja e përbashkët në Bizë.

“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur ditë dhe natë në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-FOTO/ Drejt përfundimit rehabilitimi i vijës liqenore deri në Tushemisht, destinacioni ideal për plazh këtë vit në Pogradec
Artikulli tjetërITALI – 174 viktima nga COVID-19 në 24 orë, numri më i ulët nga 10 marsi