Ballina Bota

MALAJZI – Qeveria liron masat kundër COVID-19

KUALA LUMPUR, 1 maj /ATSH-DPA/ – Duke filluar nga 4 maji, Malajzia do të heqë kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit, deklaroi kryeministri, Muhyiddin Yassin.

“Duhet të gjejmë mënyra për të balancuar situatën midis shërimit të ekonomisë së kombit dhe adresimit të COVID-19″, theksoi Muhyiddin në një fjalim në Ditën Ndërkombëtare të  Punonjësve, duke pranuar fakton se kufizimet e vendosura që nga mesi i majit, po dëmtojnë ekonominë.

Një total prej 6 002 personash në Malajzi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Gjithashtu, në vend janë regjistruar 102 viktima.

Pothuajse 70% e personave që rezultuan pozitivë janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ku numri i rasteve të reja është ulur në një mesatare prej 57 rastesh në ditë gjatë 10 ditëve të fundit.

Muhyiddin theksoi se bizneset si, dyqanet dhe restorantet, pas rihapjes, duhet të zbatojnë rregulla të rrepta sanitare dhe distancim shoqëror. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi me rastin e 1 Majit: Pandemia të mos dëmtojnë mirëqenien e punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrrat e fëmijëve për të ardhmen
Artikulli tjetërTURQI – Qeveria ndalon organizmin e demonstratave për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve