Ballina Bota

SHBA – Rriten aksionet e Facebook

LOS ANXHELES, 30 prill /ATSH-DPA/ – Facebook regjistroi një rritje të konsiderueshme të përdoruesve të rinj dhe shitjeve, njoftoi gjiganti amerikan i rrjeteve sociale në raportin tremujor.

Njoftimi shkaktoi rritje të aksioneve me më shumë se 10%.

Brenda tre muajve, rrjeti më i madh në botë fitoi 100 milionë përdorues të rinj, në një total prej 2,6 miliardë përdoruesish, një rritje e konsiderueshme në krahasim me fitimet e zakonshme prej rreth 50 milionë përdoruesish të rinj çdo tremujor.

Raporti thotë se shitjet e tremujorit të parë u rritën me 18%, në 17,7 miliardë dollarë. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Vokshi: Të ngrihet grup pune për analizimin e situatës në të gjitha bizneset fason
Artikulli tjetërSHBA – FMN miraton një ndihmë urgjente prej 220 milionë dollarë për Afganistanin