Ballina Bota

PEKIN- Kina rinis jetën parlamentare

PEKIN, 29 prill /ATSH-ANSA/- Kina ka njoftuar se do të nisë seancat parlamentare nga 21 dhe 22 maj, duke filluar me çështjet më të rëndësishme legjislative, si dhe me Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez (CPPCC) dhe Kongresin Kombëtar Popullor (NPC).

Fillimisht e planifikuar për në fillim të marsit, shtyrja e ngjarjes më të rëndësishme politike dhe ekonomike të Kinës të vitit, e njohur si “dy kuvendet” (lianghui), u vendos në shkurt, për shkak të rreziqeve që lidhen me pandeminë Covid-19.

Tashmë Kina duket se e ka nën kontroll situatën sanitare që pas shpërthimit në Wuhan, ku shpërndarja e virusit tashmë është një pandemi botërore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Airbus humbje prej 481 milionë eurosh në tremujorin e parë
Artikulli tjetërSHBA – Amash shpall kandidaturën për kreun e Shtëpisë së Bardhë