SHBA – Amash shpall kandidaturën për kreun e Shtëpisë së Bardhë

NJU JORK, 29 prill /ATSH-ANSA/- Hyrja e re në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë, kongresmeni Justin Amash njofton ‘zbritjen në fushë’ me partinë Republikane, duke sfiduar Donald Trump dhe Joe Biden.

“Ne jemi të gatshëm për një presidencë që do të rivendosë respektin për Kushtetutën tonë dhe do t’i bashkojë amerikanët. Jam i lumtur dhe i nderuar që ndërmarr këto hapa të parë për t’i shërbyer secilit amerikan si president”, thotë Amash.

Si deputet i Miçiganit, Amash ka kohë që ka pasur idenë e kandidimit për president. Ai fillimisht dëshironte ta bënte këtë në 17 Shtator, ditën e Kushtetutës, por më pas vendosi të priste një spastrim në garën për Shtëpinë e Bardhë midis demokratëve.

Amash kishte rrëfyer për kandidimin e tij nëse Biden do të fitonte ndaj Bernie Sanders, dhe e realizoi atë pikërisht tani.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.