BERLIN, 28 prill /ATSH-AFP/ – Mbajtja e maskave kundër koronavirusit të ri do të jetë e detyrueshme duke nisur nga nesër në të gjitha dyqanet në Berlin, një masë tashmë e marrë nga të gjitha rajonet e tjera gjermane.
“Pas transportit publik, qyteti i Berlinit ka vendosur këto masa mbrojtëse në dyqane, veçanërisht për të mbrojtur tregtarët”, theksoi Andreas Geisel, zëvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit gjerman në një konferencë shtypi.
Detyrimi, i votuar sot nga Senati i Berlinit, përfshin mbulimin e hundës dhe gojës. Do të lejohet edhe përdorimi i shalleve.
Edhe 15 lande të tjera gjermane kanë marrë një masë të ngjashme javën e kaluar.
Autoritetet shëndetësore i kërkuan sot popullatës të jetë e duruar përballë pandemisë mes debateve për një përshpejtim të heqjes së masave kufizuese./ /ec/























