Ballina Flash

Pogradec/ Finalizohet operacioni policor “Tushemishti”

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. P, 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me forcat e posaçme operacionale në DVP Korçë, se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Shtetit bën të ditur se po vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P./a.gjonaj//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Fillon aplikacioni për gjurmimin e COVID-19, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë
Artikulli tjetërFOTO/ Rrugët e Elbasanit dhe Librazhdit mbushen me zërat e fëmijëve