MONTERIAL, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Numri i infeksioneve të koronavirusit në Kanada ka tejkaluar 45 000 që nga 15 janari deri më sot, me 1 466 raste në 24 orët e fundit, njoftoi ministria kanadeze e Shëndetësisë.
Shumica e rasteve kanë ndodhur në provincat e Quebec (23.267), Ontario (13,995) dhe Alberta (4,233).
Rreth 16.400 pacientë u shëruan, ndërsa u regjistruan 2 465 viktima. Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sipas parashikimeve të qeverisë, epidemia në Kanada do të arrijë kulmin e saj në fund të majit dhe se vala e parë e infeksionit do të përfundojë në fund të verës. /os/























