Ballina Bota

ARGJENTINË – Biletat e avionit mund të priten vetëm pas 1 shtatorit

BUENOS AIRES, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Qeveria argjentinase ka vendosur që si pjesë e masave në lidhje me pandeminë e koronavirusit, operacionet e transportit ajror vendas dhe ndërkombëtar të rifillojnë vetëm në 1 Shtator 2020.

Prandaj, saktësohet, se linjat ajrore janë të autorizuara të presin biletat për fluturimet e tyre nga ajo datë. Rezoluta kujton se linjat ajrore do të jenë në gjendje të kryejnë fluturime speciale nëse autorizohen zyrtarisht.

Kjo ka ndodhur nga kompania italiane Alitalia e cila ka riatdhesuar italianët si dhe ka sjellë argjentinasit e bllokuar në Itali. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM –  Regjistrohen 20 732 viktima nga COVID-19
Artikulli tjetërFRANCË – Regjistrohen 242 viktima të reja nga COVID-19