BERLIN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel do të marrë në konsideratë një paketë të mundshme shpëtimi për kompaninë ajrore Lufthansa, gjatë bisedimeve me politikanë të lartë dhe shefin ekzekutiv të linjës ajrore, që do të organizohen javën e ardhshme.
Ndërsa linja ajrore po përballet me pasojat e anulimeve të fluturimeve për shkak të koronavirusit, Merkel planifikon të takohet me ministrin e Financave, Olaf Scholz, ministrin e Ekonomisë, Peter Altmaier, ministrin e Transportit, Andreas Scheuer dhe shefin ekzekutiv të Lufthansa-s, Carsten Spohr.
Sipas burimeve të qeverisë thuhet se kjo e fundit po shqyrton një paketë shpëtimi me vlerë ndërmjet 9 dhe 10 miliardë euro.
Megjithatë, ka mosmarrëveshje lidhur me formën e ndihmës dhe për mundësinë e shtetëzimit të përkohshëm qeveritar të kompanisë ajrore.
Kompania ajrore ka pësuar humbje të mëdha nga pandemia dhe tashmë Spohr ka njoftuar punonjësit të përgatiten për kohë të vështira. / /sara/












