Paga e luftës/ Përfitojnë edhe punonjësit e Ballshit

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “qeveria ka vendosur t’i japë një pagë punonjësve të rafinerisë në Ballsh nga paketa e zgjeruar”.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve e vetmja gjë që po përpiqemi dhe duam të bëjmë pasi kemi vendosur t’i japim pagën punonjësve të Ballshit të cilët jemi munduar gjithmonë t’i ndihmojmë, por ajo është një situatë private e ngatërruar, në një kategori biznesi shumë të ndërlikuar”.

Kryeministri Rama tha se “po studiojmë kategoritë e familjeve, të cilët nuk kanë përfituar për shkak të pikëzimit si familje me ndihmë ekonomike dhe ku ka shumë që punojnë aktualisht në të zezë”.

“Këto familje nuk i ndihmojë dot direkt, por do përpiqemi t’i ndihmojmë në këtë mënyrë, duke përjashtuar ata që kanë mashtruara, pasi ka shumë që kanë mashtruar me të dhënat për të marrë ndihmë ekonomike, prandaj janë përjashtuar. Të gjithë të tjerëve do të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk e di ekzaktësisht sot sepse akoma s’jemi në fazën e përfundimtare të kësaj analize qoftë nga pikëpamja e kategorisë, pra e numrave, qoftë nga pikëpamja financiare, por do ta shtojmë edhe një bllok tjetër familjesh ku një pjesë e vogël punojnë në të zezë”.

/k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.