ROMË, 24 prill /ATSH/- Epidemia e koronavirusit udhëton si nëpër malet ruse. Pas rënies së djeshme, infeksionet e reja ngrihen nga 2 646 të djeshmet në 3 021 në 24 orët e fundit me Piemonten dhe Lombardinë që përbëjnë gjysmën e të infektuarve vetëm, shkruan gazeta itaiane ”La Stampa”.
Ngushëllimi jo pak i rëndësishëm erdhi nga rënia e re e vdekjeve sot ku u regjistruan 420 viktima, minus 44 persona në një ditë. Në 24 orët e fundit janë bërë 60 000 tamponë.
Gjithmonë në rritje të shëruarit, gati tre mijë edhe sot. Por, ajo që ka më shumë rëndësi mbetet numri i të sëmurëve: 803 më pak në repartet e zakonshme Covid dhe 94 në kujdesin intensiv. /os/























