Ballina Bota

ITALI – Renzi: Vala e madhe kaloi, të rihapemi

ROMË, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të rihapemi, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, lidhur me çështjen e rihapjes së vendit, pas kalimit të pikut të pandemisë së koronavirusit.

”Në siguri të plotë, por të rihapemi”, këmbënguli ai.

”Kostoja ekonomike e kësaj krize do të jetë shkatërruese dhe çdo javë që humbasim na kushton 10 miliardë euro”, tha Renzi.

”Është e vërtetë që shëndeti vjen i pari. Por, është e dukshme për të gjithë se vala e madhe ka kaluar dhe, në vend që të vazhdojmë të mbajmë të bllokuar gjithçka, duhet të përqendrohemi që të rifillojmë”, shtoi ai.

”Të mbajmë mbyllur vetëm zonat e kuqe, jo të gjithë vendin. Italia është një vend i madh, i shkëlqyer, prandaj le të vazhdojmë”, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të respektojë legjislacionin në fuqi
Artikulli tjetër​Kosovë/ Orari i ri për qarkullim në tri ditët e ardhshme