TIME: Greqia i shpëtoi pandemisë pas masave strikte

ATHINË, 22 prill /ATSH-ANA/ – Përhapja e koronavirusit në Greqi duhej të ishte një fatkeqësi e vërtetë, por ajo ka arritur të shpëtojë nga më e keqja, shkruan revista e njohur amerikane TIME.

”Përgjigjja ndaj kësaj fatkeqësie ishin jo vetëm masat strikte, por edhe gatishmëria e popullatës greke për t’iu bindur masave të marra”, shkruan gazeta.

”Si një destinacion i njohur turistik, Greqinë e vizituan 27,2 milionë turistë vetëm në vitin 2019 – duke paraqitur një rrezik potencialisht të rëndësishëm të COVID-19 nga udhëtarët e huaj”, shton ajo.

”Popullsia e vendit është e dyta më e moshuar në BE (pas Italisë), sektori i saj i shëndetësisë është i shkatërruar nga masat e mëprshme shtrënguese dhe ekonomia e saj e gjymtuar është ende gati 40% më e vogël se sa ishte në vitin 2008, para krizës së fundit globale financiare”, thekson TIME.

Zyrtarët thanë në vitin 2019 se, pas tre ndihmave dhe shkurtimeve drastike të sistemit të tij të kujdesit publik shëndetësor për shkak të shtrëngimit, kishte vetëm 560 shtretër, tip ICU, në të gjithë vendin prej 11 milionë banorësh.

”Çelësi i suksesit të Greqisë ishin hapat e hershëm të qeverisë për të frenuar virusin përpara shumicës së Europës. Në fund të shkurtit, përpara se të ishte regjistruar një vdekje e vetme nga sëmundja, karnavalet u anuluan. Shkollat, kafenetë, universitetet dhe shumica e bizneseve të tjera ishin porositur të mbylleshin më 5 mars, kur kishte vetëm 31 raste të konfirmuara në vend”, shton TIME./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.