Ballina Bota

ITALI – 534 viktima në 24 orët e fundit

ROMË, 21 prill /ATSH/- Bien me 528 më pak se dje pacientët me koronavirus, por nëse shërohen shumë, shumë akoma po infektohen, aq sa infeksionet e reja llogariten në 2,779, pra 473 më shumë se ato të 24 orëve më parë, shkruan gazeta ”IlGiornale”.

Fatkeqësisht, është rritur edhe numri i vdekjeve me 534, krahasuar me 454 një ditë më parë, për një total prej 24 648 viktimash, që është shkalla me vdekshmërinë më të lartë në Europë pas Spanjës, në proporcion me numrin e rasteve që nga fillimi i epidemisë.

Në këtë ritëm të epidemisë, të shëruarit kanë qenë 2 723 në ditën e sotme por ajo që ka më shumë rëndësi janë repartet gjithnjë e më të zbrazëta të Covid të spitaleve: 772 më pak të shtruar në spital në repartet e zakonshëm dhe 102 në njësitë e kujdesit intensiv. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapje e agroturizmit me protokoll/ Çuçi: 95% e produkteve bujqësore në tregje prodhim vendas, eksportet rritje me 20% në mars
Artikulli tjetër“Çuka e Ajtoit” dhe mozaiku “Qilimi i Apolonisë”, në fokus të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve