SPANJË – Tkurrje e madhe e ekonomisë për shkak të COVID-19

MADRID, 20 prill /ATSH-DPA/ – Ekonomia spanjolle mund të pësojë një tkurrje të madhe për shkak të koronavirusit, njoftoi banka qendrore e Spanjës, pasi numri i viktimave të reja ra nën 400 gjatë 24 orëve të fundit.

Banka parashikon një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në 12,4%.

“Edhe në një skenar më pak dramatik do të pësonte një rënie me 6,8%”, informoi banka.

Sipas saj skenari më i mundshëm është një rënie me 9,5%. Pritet një rikuperim ekonomik për vitin e ardhshëm, megjithëse jo një që të mund të kompensojë rëniehn. Rritja ekonomike pritet mes 5,5 dhe 8,5%.

Shkalla e papunësisë në Spanjë, tashmë një nga më të lartat në Europë, mund të rritet këtë vit nga rreth 14 në 21,7%. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.