Ballina Flash

REPUBLIKA ÇEKE – Qeveria lejon… dasmat!

PRAGË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Republika Çeke njoftoi sot se mund të organizohen dasma me deri në 10 pjesëmarrës, duke përfshirë çiftin dhe celebruesit, pasi vendi filloi të lehtësojë kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Çifti mund të mos përdorë maska, por të ftuarit e kanë të detyruar”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në Pragë.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek theksoi se kthimi në jetën normale është i nevojshëm.

Ndërkohë sot u lejua hapja e dyqaneve, shitjet e makinave dhe tregjet javore.

“Natyrisht tregjet operojnë vetëm në formë të kufizuar dhe në kushte të rrepta higjiene”, deklaroi Jiri Sedlacek nga Unioni i Tregjeve.

Të hënën e ardhshme qeveria planifikon të lejojë hapjen e bizneseve me sipërfaqe deri në 200 metra katrorë.  / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrefekti i Gjirokastrës, Aliaj: Vijojnë operacionet humanitare, vetëm dje u ndihmuan 50 familje
Artikulli tjetërHero quhesh të falësh buzëqeshje/ Antjana Dapi, infermierja e përkushtuar në vijën e parë të luftës kundër COVID-19