BRITANI E MADHE – 861 të vdekur në 24 orët e fundit

LONDËR, 16 prill /ATSH-AFP/- Britania e Madhe numëroi 861 vdekje shtesë në spitale nga koronavirusi i ri, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Departamenti i Shëndetit, ndërkohë që qeveria përgatitet të zgjasë kontrollin.

Vendi ka saktësisht 100 vdekje më shumë sesa një ditë më parë (761 të vdekur), pas disa ditësh stabilizimi, që solli shpresën se mund të kishte kaluar kulmi i epidemisë, duke e çuar totalin e numrit të vdekjeve në 13 729.

Me 4 618 persona shtesë të testuar pozitivë për COVID-19 në 24 orë, Britania ka kaluar pragun e 100 000 rasteve, me gjithsej 103 093, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shifrat e publikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore britanike përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve të testuar pozitivisht, një metodë e kritikuar sepse nuk përfshin vdekjet në azilet e pleqve dhe në këtë mënyrë zbut ndikimin e vërtetë të pandemisë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.