TIRANE 16 prill/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njoftoi se është eliminuar avaria në nënstacionin Kombinat, në Berat duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike për banorët e zonave të prekura.
Për shkak të një avarie në transformatorin e nënstacionit Kombinat në Berat, sot në mëngjes, kanë mbetur pa energji 4 zona në Berat, konkretisht Otllak, Moravë, Orizaj, Lumas.
/a.gjonaj//r.e/























