Ballina Bota

ITALI – 602 viktima prej COVID-19 në 24 orët e fundit

ROME, 14 prill /ATSH-ANSA/- Janë gjithsej 104 229 pacientë me koronavirus në Itali, me një rritje prej 675 krahasuar me dje, kur rritja kishte qenë 1 363.

”Kjo është rritja më e ulët për më shumë se një muaj: më 6 mars u regjistruar 620 pacientë të rinj”, sipas raportit të Mbrojtjes Civile.

Numri total i viktimave ka arritur në 21 067 viktima, ku në ditën e sotme kanë qënë 602, ndërsa dje viktimat kishin qenë 566.

Gjithashtu numri i personave të shërruar është rritur: ata janë 37 130, pra 1 695 më shumë se dje ku u regjistruan 1 224 persona.

Të shtruarit nën kujdesin intensiv janë ende në rënie: 3 186 pacientë janë në reparte, 74 më pak se dje.

Nga 104 229 pacientë në përgjithësi, 28 011 janë shtruar në spital dhe 73 094 janë në izolim në shtëpi./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH disburson edhe 50 milionë euro të tjera për sektorin energjitik në Shqipëri
Artikulli tjetërMJEKESI – Ekspertët: Fjetja herët zvogëlon emetimin e karbonit