Ballina Flash

60 pjesëmarrës të programit YES, sesione online mbi udhëheqjen

TIRANË, 14 prill/ATSH/ 60 pjesëmarrës në programin YES po qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit dhe njëri-tjetrin për të forcuar aftësitë e tyre udhëheqëse në Trajnimin Virtual të Alumni Udhëheqës 2020.

Ambasada amerikane në Tiranë informon se “këta 60 studentë kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në një javë sesionesh mbi udhëheqjen, ngritjen e fondeve dhe rrahjen e ideve, ndërsa i pret edhe një javë tjetër me programe. Studentja jonë nga Shqipëria Jona Fani drejtoi diskutimin e tryezës së rrumbullakët mbi udhëheqjen. Ajo ndau me grupin disa nga praktikat më të mira udhëheqëse në grupit të ish-studentëve shqiptarë të programit YES, ndërsa ndau edhe përvojën e saj personale se si mund të bëhesh një udhëheqës frymëzues dhe motivues për studentë të tjerë”.

Pjesëmarrësit e tjerë ndanë historitë e tyre dhe patën një diskutim shumë ndërveprues mbi shumë pyetje, si cilësitë e udhëheqjes, motivimi i skuadrës tënde dhe nxitja e mendimit krijues. z.tosku//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKESI – Koronavirusi ndryshon pak, më lehtë për të zbuluar ilaçe apo vaksina
Artikulli tjetërOperacioni humanitar, Malaj për ATSH-në: Pako ushqimore për 431 familje në nevojë në qarkun Elbasan