Ballina Bota

NJU JORK – Cuomo: Më e keqja ka kaluar

NJU JORK, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Mendoj se më e keqja ka kaluar nëse shkojmë përpara me zgjuarsi, tha guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo në konferencën e përditshme për koronavirusin.

“Ne po kontrollojmë përhapjen e virusit. Sot, u raportuan 671 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit”, tha Cuomo.

Rajoni mbetet deri më tani, më i prekuri në SHBA, edhe pse guvernatori theksoi se është konfirmuar ngadalësimi në shtetin e Nju Jorkut./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Zelensky: Një milion dollarë shpërblim për gjetjen e vaksinës
Artikulli tjetërCOVID-19/ Manastirliu: Puna e sanitareve në spitalet COVID, e paçmuar në këto ditë të vështira