Ballina Flash

ISHP: 4 këshilla për të luftuar COVID-19

TIRANË, 13 prill/ATSH/ – Instituti i Shëndetit Publik jep katër këshilla të rëndësishme dhe jetike, që ndihmojnë për të luftuar koronavirusin COVID-19.

ISHP u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të shmangin kontaktet fizike, të mos frekuentojnë mjedise të populluara dhe të lajnë duart shpesh.

“Të mos harrojmë 4 këshilla të arta për të mundur COVID-19:

1. Mbani distancë sigurie nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër)

2. Shmangni kontaktin fizik edhe nëse jeni të shëndetshëm

3. Mos frekuentoni mjedise të populluara

4. Lani shpesh duart”, është mesazhi i Institutit të Shëndetit Publik.

/gj.mima//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBelsh, asistencë 45 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar
Artikulli tjetërEdukimi në distancë edhe për fëmijët deri në moshën 6 vjeç