Ballina Bota

FRANCË – Google do të duhet të paguajë botuesit

PARIS, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Kthesë thelbësore në betejën midis kompanisë Google dhe botuesve në Francë për të drejtat e autorit: autoriteti francez i konkurrencës ka vendosur që gjiganti i internetit do të duhet të negociojë pagimin e një tarife për botuesit në mënyrë që të ndajnë përmbajtjen e tyre në internet.

Deri më tani, gjiganTi Google kishte refuzuar të zbatonte ligjin europian për të drejtat e autorit, pavarësisht se Franca ishte vendi i parë që e zbatoi atë, që nga tetori i kaluar.

Prandaj sektori i botimeve shënoi një pikë në favor të tij, dhe jo vetëm në Francë.

”Vendimi i autoriteteve franceze shënon një hap të parë historik, në të cilin Franca kupton nevojën për të mbrojtur shtypin përballë sjelljes së Google i cili rrjedh qartë nga abuzimi i një pozicioni dominues”, komentoi Carlo Perrone, president i ENPA, shoqatës europiane e botuesve.

“Sot ne po provojmë se sa e rëndësishme është ndryshimi midis lajmeve të rreme dhe gazetarisë profesionale, gazetave që prodhojnë informacion të vërtetë dhe Google që ndajnë fitimin e tij”, shtoi ai./ / os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Shkodër/ Mblidhet Komisioni i Emergjencave Civile, masa shtesë për kufizimin dhe kontrollin e lëvizjeve të qytetarëve
Artikulli tjetërFRANCË – 574 vdekje të tjera në 24-orëshin e fundit, rreth 15 000 në total