MILANO, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Tenori, me famë botërore Andrea Bocelli i shoqëruar nga organizatori i Katedrales më të madhe në Itali, Emanuele Vianelli, këndoi për rreth gjysmë ore në kishën e zbrazët dhe pas dyerve të mbyllura, pa audiencë dhe duartrokitje.
Bocelli hapi koncertin e shkurtër të repertorit të shenjtë, me himnin eukaristik ”Pan Panis Angelicus”, dhe më pas vazhdoi me Ave Marian e autorit Charles-François Gounod, si dhe këngën “Petite Messe Solennelle” te Rossinit.
Disa ditë më parë Bocelli këndoi nga “ballkoni” virtual i Instagramit së bashku me këngëtaren Chiara Ferragni për Spitalin e Camerino, një zonë e Italisë Qendrore e goditur nga tërmeti i vitit 2016, i cili është shndërruar në një Spital pëe Covid-19, shkruan faqja italiane informative TGCOM24. /os/













