Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Viruset kompjuterikë përdorin “pacientin zero” për mashtrim

ROME, 11 prill /ATSH-AA/- Në kohën e COVID-19, edhe viruset kompjuterikë përdorin “pacientin zero” për të synuar industritë dhe bankat. Në tre muajt e parë të vitit 2020, kanë dalë në pah edhe sulmet kibernetike që shfrytëzojnë temën e koronavirusit.

Vitin e kaluar sektorët më të prekur nga sulmet kibernetike ishin prodhimi (19.4%), sektori financiar (17.9%) dhe bankat (12.7%). Armët e krimeve kibernetike në internet shpesh fshihen poshtë postës elektronike, një vektor i përdorur në 89% të sulmeve.

Këto të fundit janë sulme që marrin peng sistemet kompjuterike kompanive dhe ju pengojnë hyrjen në të nëse së pari nuk paguani një shpërblim në bitcoin. Ato vijnë kryesisht nga Kina, Rusia, Brazili në 80% të rasteve pengojnë ndërmarjet të përdorin skedarët e Microsoft Office, ëord dhe Excel. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVideomesazh rreth COVID-19 nga pjesëmarrësit e programit të lidershipit
Artikulli tjetërARGJENTINË – Fernandez: Karantina do të vazhdojë