Ballina Bota

BM – Gjendja e Johnson vazhdon të përmirësohet

LONDËR, 9 prill /ATSH-DPA/ – Gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson po përmirësohet nën kujdesin intensiv, deklaroi Downing Street.

“Kryeministri kaloi një natë të mirë dhe gjendja e tij vazhdon të përmirësohet nën kujdesin intensiv”, theksoi një zëdhënës, duke shtuar se Johnson ende merrte oksigjen.

Ai u zhvendos në kujdesin intensiv të hënën, pas pranimit në spital për të kryer disa teste për shkak se shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

Më 27 mars, kryeministri raportoi se ishte i infektuar me COVID-19. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Elbasan, qytetarët pritje në “rrathët e verdhë” të distancimit fizik
Artikulli tjetërSHBA – 6,6 milionë të papunë brenda një jave