DOHA, 8 prill /ATSH-AA/ – Katari dërgoi dy spitale fushore në Itali për të mbështetur luftën e tyre kundër pandemisë së koronavirusit të ri.
Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit, QNA, Emiri i Katarit Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, ka dhënë udhëzime për dhënien e ndihmave mjekësore Italisë.
Pjesa e parë e ndihmës mjekësore e përbërë prej dy spitaleve fushore është dërguar me dy avionë ushtarakë të “Qatar Airways” dhe planifikohet që të mbërrijnë sot në Itali.
Sipas njoftimit, spitalet fushore që do të ndërtohen në sipërfaqe prej 5 200 dhe 4 000 metra katrorë do jenë me një kapacitet prej 1 000 shtretër, ndërsa spitalet gjithashtu janë të pajisura me pajisje moderne teknike për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.
Më tej bëhet e ditur se edhe dy avionë ushtarakë të tjerë dërgohen të enjten në Itali në kuadër të ndihmës mjekësore./ /ec/












