TIRANË, 8 prill /ATSH/ Në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit COVID-19, bashkia e Elbasanit përveç ndihmës direkte për familjet dhe individët në nevojë, po ofron një tjetër shërbim, atë të këshillimit psikosocial në distancë.
“Izolimi në shtëpi nuk na pengon të jemi pranë familjeve, fëmijëve, adoleshentëve apo rasteve të dhunës në familje. Këshillimi dhe ndjekja e problematikave janë prioriteti ynë edhe në këtë situatë”, shprehet kryebashkiaku Gledian Llatja.
Të gjithë ata, të cilët kanë nevojë për këshillim psikosocial, mund të kontaktojnë në çdo kohë në numrat e telefonit:
0697610791 – Dhuna në familje
0692295921 – Mbrojtja e Fëmijëve
0694881036 – Personat me aftësi ndryshe, Mosha e tretë, Pakicat kombëtare























