Ballina Flash

Bashkia Kurbin vijon dezinfektimin e ambienteve publike

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Bashkia e Kurbinit vijon me dezinfektimin e ambienteve publike dhe private me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara bën të ditur se po kryhet dezinfektimi i ambienteve dhe hapësirave publike në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kurbin.

Cara apelon banorët të evitojnë lëvizjet dhe të ndjekin me rigorozitet udhëzimet në mënyrë që të shmanget përhapja e COVID-19./a.gjonaj/ /a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri/ Lezhë, vijon dezinfektimi i qytetit në çdo lagje
Artikulli tjetërNdihma financiare për biznesin e vogël/ Tatimet: Deri tani kanë aplikuar 36 410 biznese