NJU DELHI, 6 prill /ATSH-DPA/ – Në Indi kanë humbur jetën gjithsej 109 viktima nga Covid-19, me 32 viktima dhe 693 raste të reja vetëm në 24 orët e kaluara, treguan të dhënat e qeverisë.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria indiane e Shëndetësisë, numri i rasteve pozitive në vend arriti në 4 067.
India ka regjistruar një rritje prej 500 rastesh në katër ditë që nga e premtja.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë deklaruan se më shumë se 1 000 raste kishin lidhje me një tubim fetar të organizuar nga “Tablighi Jamaat”, një lëvizje misionare islamike në Nju Delhi, që u organizua muajin e kaluar.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal njoftoi se numri i rasteve me Covid-19 në Indi ishte duke u dyfishuar./ /sara/ a.jor.












