Ballina Aktualitet

COVID-19/ Shqipëria e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve, Rama: S’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Pas Sllovenisë, Shqipëria njeh përqindjen më të lartë të pacienteve të shëruar nga COVID-19 ndërsa përqindjen më të ulët në numrin e të vdekurve e ka vendi ynë, me vetëm 6% për 1 milion banorë.

Referuar bilancit paraprak të publikuar nga Kryeministri Rama, ai thekson ndër të tjera se “bilanci i luftës bëhet në fund. Nuk do të lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu”.

Sllovenia njeh me 35% për 1 milion banorë numrin e të shërurave në raport me 11% të vdekjeve prej COVID-19.

Përqindja e të vdekurve në Shqipëri është 6% ndërsa i pacientëve të shëruar 33%.

Kroacia me 3% lidhur me numrin e vdekjeve dhe 23% atë të të shëruarve prej COVID-19.

Mali i Zi me 3.17% lidhur me numrin e të vdekurve dhe 1,5% atë të të shëruarve.

Maqedonia me 6% për numrin e të vdekurve dhe 10% atë të shëruarve.

Serbia shënon 5,57% lidhur me numrin e vdekjeve për 1 milion banorë dhe 7,7% atë të të shëruarve.

Greqia njeh 6,3% numrin e të vdekurve në raport me 7,3% numrin e të shëruarve. z.tosku. ./a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIlaçe në shtëpi për pensionistët e Devollit/ Balla: Mirënjohje ekipit dhe farmaciste Elenit e cila i shërben atyre prej 27 vitesh
Artikulli tjetërSHBA – Trump alarmon vendin: Do të ketë shumë vdekje në javët e ardhshme