BAKU, 4 prill /ATSH-DPA/ – Ministrat e vendeve të OPEC+ do të takohen për të diskutuar rënien e çmimeve të naftës, përmes një videokonference që do të zhvillohet të enjten dhe jo të hënën siç ishte planifikuar më parë, njoftoi Ministria e Energjisë në Azerbajxhan, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax.
Nuk u dha asnjë detaj në lidhje me shtyrjen e takimit.
Në takim do të marrin pjesë anëtarët e OPEC dhe shtetet aleate që prodhojnë naftë në formatin e OPEC +, siç janë Azerbajxhani dhe Rusia.
Azerbajxhani, një vend i pasur me naftë në detin Kaspik, pjesë e ish-republikës sovjetike, ka marrëdhënie të ngushta ekonomike me Rusinë.
Në takim ka të ngjarë të diskutohet një ulje e mundshme e prodhimit për të ulur furnizimin e tepërt në tregun e naftës. / /sara/ /a.a/






















