Ballina Ekonomi

Ahmetaj: Ja kategoritë që përfitojnë nga masa lehtësuese për qiratë

TIRANË, 4 prill /ATSH – I. Vata/- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha sot se përfitojnë nga masat lehtësuese për qiratë, individët që u është pezulluar puna për shkak të COVID-19, studentë që kishin një kontratë qiraje para shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme dhe persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit.

Ahmetaj shprehet se “të gjithë qytetarët dhe bizneset e vegjël që përfitojnë nga masa lehtësuese për qiratë janë individët të cilëve i është pezulluar/ndërprerë marrëdhënia e punës si pasojë e gjendjes së shaktuar nga COVID-19 dhe kanë kontratë qiraje; studentë të cilët kishin një kontratë qiraje, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë”.

Po ashtu Ahmetaj tha se përfitues janë, “persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19”. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump alarmon vendin: Do të ketë shumë vdekje në javët e ardhshme
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacientja 84-vjeçare në spitalin Infektiv