ATHINË, 3 prill /ATSH-AFP/- Fëmijët migrantë që ndodhen aktualisht në Greqi me siguri do të mirëpriten javën tjetër në Luksemburg, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa po shtohen thirrjet për evakuimin e kampeve jo të shëndetshme janë në rritje.
“Këta janë 1 600 të mitur të pashoqëruar. Të parët do të shkojnë në Luksemburg javën e ardhshme”, tha Von der Leyen në kanalin gjerman ZDF.
“Tetë vende janë të deklaruar të gatshme për t’u kujdesur për këta fëmijë”, shtoi ajo, pa detajuar se cilat ishin këto shtete, ose se sa fëmijë do të dërgoheshin fillimisht në Luksemburg.
Thirrjet e OJQ-ve për evakuimin e këtyre kampeve të mbipopulluara në ishujt e Egjeut janë shtuar ditët e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Shumë prej tyre kanë frikë nga përhapja e virusit në këto kampe, ku asnjë nga masat e parashikuara, siç është distancimi social ose larja e rregullt e duarve, nuk mund të zbatohen./ /ervo//r.e/























